Arrestohet një preson me 20 kg marihuanë në kufi të Serbisë

Pjestarët e policisë kufitare policore dje kanë arrestuar nënshtetasin45-vjeçarë të  Maqedonisë me inicialet E.S i cili me veturën e tij tentoi të trafikonte 20 kilogramë marihuanë.

Nënshtetasi maqedonas është kapur në vendkalimin kufitar Horgosh në kufirin shtetëror serb drejt Hungarisë. Sipas komandantit të policisë kufitare të Serbisë, Mlladen Mërdal, në deklaratën e dhënë për “Tanjug” me këtë aksion policia e Serbisë, parandaloi zingjir ndërkombëtar të trafikimit të marihuanës.

E.S drogën e paketoi në 38 pako të vogla dhe e fshehi nën automjetin “volkswagen” me targa regjistrimi nga Maqedonia. Për E.S policia serbe përcaktoi arrest 48 orësh. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button