AMAN shumë shpejtë dorëzon nënshkrimet

Nisma qytetare “AMAN” është shumë afër të mbledhë të gjitha nënshkrimet e nevojshme që janë kusht ligjor për propozimin e projektligjit për rikthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike. 

Nga kjo nismë thonë se pas festave do të dorëzojnë në Kuvend nënshkrimet e mbledhura për ndryshimin e Ligjit të Energjetikës. 

“Planifikojmë t’i përmbledhim menjëherë pas festave të gjitha rezultatet nga mbledhja e nënshkrimeve dhe t’i dorëzojmë ato menjëherë pranë Kuvendit, i cili ka për obligim t’i vërë ato në rend të ditës në afat prej tridhjetë ditësh”, ka deklaruar Xhelal Hoxhiq, aktivist. 

“Kërkojmë rikthimin e tarifës së lirë tre-orëshe të rrymës dhe kjo të bëhet në intervalin në mes orës 12 dhe 18. Propozojmë gjithashtu që të rregullohet me ligj pagesa e ngrohjes qendrore, gjegjësisht qytetarët që nuk shfrytëzojnë ngrohjen qendrore të mos paguajnë asnjë kompensim”, ka bërë të ditur Hoxhiq./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button