Doganat gjatë 2012-ës pasuruan buxhetin me 48 miliardë denarë

Nëpërmjet Doganave të Maqedonisë, gjatë vitit që e lamë pas, Buxheti republikan është pasuruar për 48 miliardë denarë, kështu tha njeriu i parë i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov, duke pasqyruar raportin për punën e kësaj drejtorie gjatë vitit 2012.

‘Vitin e kaluar, nëpërmjet Drejtorisë së Doganave kanë hyrë 48 miliard denarë në Buxhetin e Maqedonisë’ precizon Kargov.

Doganat e Maqedonisë sipas asaj që prezantoi Kargov, vitin e kaluar kanë parashtruar 91 padi penale kundër  141 personave juridik dhe fizik, të cilët kanë anashkaluar pagimin e  tatimeve  prej rreth 300 milion denarë.

Kanë arritur te djegin 57 kilogram heroinë dhe marihuanë, dhe 3700 tableta metadoni dhe mjete tjera narkotike. Në bashkëpunim me MPB kanë djegur rreth gjysmë toni marihuanë dhe 45 kg heroinë, gjithashtu është djegur edhe sasi e madhe e cigareve dhe është konfiskuar alkool, pastaj tekstil, prodhime tjera industriale, kozmetike dhe të ngjashme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button