Mediet greke: Nimetz sërish vjen me ‘Republika Veriore e Maqedonisë’

Ndërmjetësuesi Matthew Nimetz gjatë vizitave vijuese në Athinë dhe Shkup me siguri në tryezë do ta vendos idenë më të vjetër për zgjidhje çështjes për emrin, ndërsa ajo është “Republika Veriore e Maqedonisë”. 

Këtë sot e shkruan portali informativ grek “Kapital” duke theksuar se Nimetz në vend që të propozojë ide të vjetër, duhet ta “ringjallë” procesin e  bisedimeve që veçmë u arrit deri në njëfarë mase gjatë takimeve të tij të fundit me përfaqësuesit e të dy palëve.

Fakti që vizita e Nimicit përputhet me udhëtimin e planifikuar të kryeministrit Andonis Samaras në Berlin është shenjë për “interesin e kufizuar” të kryeministrit grek për procesin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button