Vihet ne pikëpyetje pika kufitare Bellanoc-Stançiq?

Hapja e pikës së re kufitare Bellanoc – Stançiq, edhe përskaj paralajmërimeve të shumta, se do të nisin punimet në fillim të vitit 2013, vihet në pikëpyetje.

Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov, i pyetur se a janë të gatshëm të mbikëqyrin këtë pikë kufitare me hapjen eventuale të saj, tha se për hapjen e saj vendos Qeveria dhe se ende nuk e kanë thirrur këtë institucion për tu marrë veshë në këtë drejtim.

‘Në lidhje me pikën e re kufitare, Drejtoria e Doganave vepron ashtu siç përgjigjet Qeveria e Maqedonisë. Do të thotë ne e kemi patjetër të kemi marrëveshje ndërkombëtare adekuate, kuptohet nëse kjo vendoset Dogana e Maqedonisë nuk mund asgjë të bëj pos asaj që të sigurojë resurse për funksionimin e kalimit. Kuptohet kjo varet edhe prej asaj se për çfarë pike kufitare bëhet fjalë, a ka nevojë për doganier ose aty do të jetë vetëm punkt policor ku do të ketë kontrolle në aspekt të kalimit të njerëzve. Jo çdo herë, varësisht prej kategorizimit të pikës kufitare është e nevojshme prania e Doganës. Në këtë moment me qeverinë ende nuk kemi marrë diçka konkrete në këtë kontekst’ tha Kargov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button