Plaçkitet Stopanska Banka në Shkup

Dje rreth orës 10.00 është plaçkitur ekspozitura e Stopanska banka në qendrën tregtare “Bunjakovec” në Shkup, informojnë nga MPB.

Dy persona të maskuar nga të cilët një i armatosur, kanë hyrë në bankë dhe nga katër të punësuarit kanë marrë 450.000 denarë dhe 120 euro.

Nuk ka të lënduar nga plaçkitja, ndërsa policia po heton për t’i gjetur vjedhësit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button