Nga 1 janari, kontrollet gjinekologjike falas

Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) u ka urdhëruar mjekëve gjinekologë që të afishojnë në ordinancat e tyre njoftimin se kontrollet për eko dhe kolposkop do të jenë falas nga fillimi i këtij muaji.

Sipas zyrtarëve të Fondit, gjinekologët nuk guxojnë t’u marrin më shumë se 150 denarë participim për testin mikrobiologjik dhe për pap test. 
“Kjo masë është në të mirën e të siguruarve për të mos qenë të manipuluar”, kanë theksuar nga FSSH. 

Por mjekët kanë kundërshtuar kërkesën e FSSH-së për  të afishuar njoftimin, megjithëse kanë bërë të ditur se do të respektojnë ndryshimet e reja ligjore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button