2013-ta vit i zymtë ekonomik, flasin ekspertët

Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2013 do ti ketë problemet e njëjta kronike të 2012-ës. 

Ekspertët e ekonomisë ngrenë alarmin, 2013 do të jetë një vit me krizë të thellë ekonomike. Kjo krizë më së shumti do të godet qytetarët e kategorisë sociale apo të pa punët të cilët zyrtarisht në Republikën e Maqedonisë janë 31.4 për qind.

Mendoj se viti 2013 do të jetë shumë i vështirë në aspektin ekonomik nëse nuk reformohen institucionet e BE-së në të cilat Maqedonia ka shkëmbim tregtar dhe ka marrëdhënie tregtare të mëdha, paralajmëron eksperti i çështjeve ekonomike Visar Ademi.

‘Nëse disa nga këto shtete të cilat kanë probleme financiare siç është Greqia, Spanja dhe Italia nuk reformohen dhe nuk kanë një revolucion në aspektin ekonomik sepse mendojmë që fokusi i institucioneve të BE-së do të jetë në reformimin e tyre e jo në Ballkanin Perëndimor.
Vitin 2013  përsëri e shoh të zymtë të themi në aspektin ekonomik, posaçërisht kur standardi i qytetarit të Maqedonisë gjithmonë e më tepër bie, krizat politike vazhdojnë të rrënojnë të themi ekonominë e këtij shteti dhe kur këto janë karvani kryesor i krijimit të politikave ekonomike vitin e ardhshëm kemi po ashtu zgjedhje të cilat do të harxhojnë më shumë nga buxheti, kështu që mendoj që do të varfërohet akoma më shumë qytetari i këtij shteti’, tha Ademi.

Krizën ekonomike e ka paralajmëruar edhe vetë qeveria, thotë profesori universitar Bilall Kasami.

‘Vetë ministri i financave edhe në parashikimet e Buxhetit edhe në qasjet mediatike vet e pranon se 2013-ta do të jetë vit me një rritje të ulët ekonomike, apo me një stagnacion ekonomik. Kriza vazhdon, por për herë të parë edhe këtë vit vetë Qeveria politik bërës këtu në Maqedoni dhe ato që janë bartës të politikave makro-ekonomike e pranojnë këtë gjë’, tha Kasami.

Ndërkohë që zbutje të gjendjes ekonomike të shtetit sipas Ademit ka gjasa të presim kah fundi i këtij viti.

‘Mendoj që nga fundi i vitit të ardhshëm do të ketë një lëvizje pozitive dhe shpresojmë se atëherë të lëvizet në drejtim të duhur’ tha Ademi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button