Kryeministri Hoti nesë do t’i takojë Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar takime të shumta për ditën e nesërme.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga ora 11:00 do ta takohet me Kryetarët e Komunave, ndërkaq pasdite do të ketë takime me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Hoti:

Pas një fundjave me familje, neser i kthehem agjendës qeveritare me temat kyçe.

Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj covid-19.

Ndërkaq, në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e ëashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button