Reduktohet dukshmëria në disa drejtime rrugore

Trafiku në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale në të gjithë vendin zhvillohen normalisht. Është reduktuar shikimi për shkak të mjegullës deri në 50 metra në Veles, Shtip, K.Palankë, 100 metra Tetovës dhe Pavleshenci.

Kujdes më të madh duhet në drejtimet rrugore Dibër-Strugë, Mavrovë – Dibër, Katlanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka rrëshqitje të tokës më të shpeshtë e cila mund të ndalon qarkullimin e trafikut. Për shkak të temperaturave të ulëta, në vendet më të larta ka mundësi të ketë ngrirje të rrugëve.

Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është i rregullt dhe në pikat kufitare nuk ka mbajtje të kolonave për hyrje dhe dalje nga shteti procedura kufitare e trafikut është në rregull. Nga data 15.11.2012 hyri në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore për vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të kohës. Ky detyrim do të zgjatë deri 15.03.2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button