Tetovë, vidhen 10 mijë euro nga një shtëpi
Nga shtëpia e N.I. (44) në fshatin Miletinë të Tetovës, disa persona të panjohur kanë vjedhur dhjetë mijë euro, njofton zëdhënësi i MPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Vjedhja ka ndodhur mbrëmë gjatë periudhës mes orës 15.30 dhe 23.30 përderisa në shtëpi nuk ka qenë prezent asnjëri nga familjarët.
Vjedhësit kanë thyer dritaren dhe kanë hyrë në shtëpi, ku kanë marrë zarfin në të cilin ka pasur dhjetë mijë euro. Policia po punon në zbardhjen e rastit./Portalb