Revista amerikane: Qeveria saudite mund të jetë në ndjekje të një kritiku tjetër që jeton në SHBA
Qeveria Saudite mund të jetë në ndejkje të ish-agjentit të FBI-së me origjinë libaneze, Ali Soufan, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe kishte rol udhëheqës në hetimin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, shkroi revista amerikane The New Yorker, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në maj, Agjensia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kontaktoi Soufan-in, duke njoftuar se Al-Kaeda ishte pas saj, thuhet në një raportim të revistës.
Ndërkaq, dy javë pasi CIA e kontaktoi, Soufan u bë shënjestër e një fushate “urrejtjeje” në mediat sociale.
Pasi Soufan informoi FBI-në për mesazhet kërcënuese me vdekje, u fillua një hetim dhe ekspertët e sigurisë kibernetike gjurmuan se një pjesë e asaj fushate të nisur në mediat sociale ishte e njëjta me personat që shënjestruan gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi.
Soufan, i cili është konsideruar prej kohësh si armik nga al-Kaeda, është ish-agjent i FBI-së, i cili ka hetuar militantët që ndërmorën sulmet ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani dhe ndaj luftanijes U.S.S. Cole në Jemen.
Pas largimit nga FBI, Soufan, i cili themeloi kompani të këshillimit të sigurisë dhe trajnoi akademinë e policisë së Katarit dhe zyrtarët e inteligjencës, u shikua me zemërim nga qeveria saudite.