Merkel e ka ftuar Kurtin në Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për vizitë në Berlin.

Ajo ka thënë se gëzohet që ta pres atë në vizitë, raporton Koha.net.

Merkel tutje ka renditur disa nga problemet me të cilat qeveria e Kosovës duhet të përballet.

Sipas saj, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i gjendjes ekonimike si dhe dialogu me Serbinë janë disa nga problemet të cilat qeveria duhet t’i zgjidhë.

Këto, thotë Merkel, janë hapat kryesorë për sigurimin e perspektivës europiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë rrugë, siguron ajo, se Gjermania do të jetë pranë Kosovës si përkrahëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button