Tetovë, largohen bllokatorët, komunikacioni në kaos

Shërbimi i bllokatorëve në komunën e Tetovës nuk është duke funksionuar gati një muaj. Si pasojë, komunikacioni në Tetovë serish është në kaos. 

Fushata e Komunës së Tetovës për mos të parkuar veturën kah mos si duket del e passukesshme pasi që veturat ndalen kudo.

Arsyeja pse nuk u vendosen më bllokatorë veturave të parkuara keq sipas Komunës qëndron në atë se aksioni është ndaluar por përkohësisht deri sa të vjen pëlqimi nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gati për tre javë është ndërprerë funksionimi i “bllokatorëve” pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga Komuna e Tetovës që për këtë shërbim ata të dërgojnë një kërkesë deri te kjo ministri. Komuna e Tetovës i ka bërë të gjitha kërkesat e nevojshme dhe tashmë është duke pritur pëlqim nga ana e MPB-së për funskionimin e Bllokatorëve” tha Faton Murseli, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Përderisa një pëlqim i tillë pritet të miratohet, Tetova vazhdon të mbytet në kaosin urban./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button