IQ gjenialiteti i ministrit Todorov, mediet tallen

Për të qenë këshilltar në kabinetin e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov duhet të jeni gjeni apo të keni koeficientin e inteligjencës mbi 140 sipas certifikatës MENSA. Është ky njëri nga kushtet që Todorov e ka vendosur në konkursin më të ri të Ministrisë së shëndetësisë për të krijuar “super kabinetin”.

Lajmi që bëri bujë nëpër mediet e vendit së shpejti është transmetuar edhe në ato botërore. 

“Mendoni se jeni të mençur? Ministri i shëndetësisë në Maqedoni kërkon të punësojë gjeni” kështu shkruan Washington Post

Todorov do ti konsultojë një apo dy herë në muaj këto gjeni që sipas analizës së gazetës VEST, në këtë grup aktualisht mund të jetë vetëm ish presidenti i Amerikës, Bill Clinton me koeficient 151.

Shtatë deri më dhjetë Ajnshtajnët (Einstein) e Maqedonisë do të paguhen jo më shumë se 3000 deri më 5000 denarë.  Ato duhet të kenë diplomë universiteti dhe të flasin rrjedhshëm dy gjuhë të huaja.

Komentet nëpër rrjetet sociale kanë qenë njashtu të bujshme duke shkelur  kufirin e talljeve. 
“Kushti i tillë është një shkelje eksplicite e ligjit për anti-diskriminim, për punësim, për marrëdhënie pune” thonë komentuesit.

Por ministri ishte i bindur se nuk po bën diskriminim, por kërkon të shfrytëzojë potencialet e Maqedonisë.

Ndërkaq më interesant është që televizionin pro-qeveritar TV Sitel, MENSA ka konfirmuar se në Maqedoni ka mbi 700 persona gjenial dhe se e përkrahin idenë e Todorovit.

Koeficienti mesatar te njerëzit normal është nga 90 deri në 110, mbi 140 njerëzit konsiderohen gjeni.

Ministër, ju e keni matur koeficientin tuaj të inteligjencës? pyetën gazetarët në konferencën për shtyp të Todorov.

Ai u përgjigj me jo. /Portalb

Lajmi në mediet botërore:

Lajme të ngjashme

Back to top button