Përfundoi takimi Kurti-Mustafa, në takim prezent edhe Vjosa Osmani
Ka përfunduar takimin mes kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.
Të dy këta janë parë duke u larguar nga objekti i Kuvendit duke mos folur për media, njofton Klan Kosova.
Pas takimit ka folur nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se nuk ka ende marrëveshje dhe se dy palët kanë rënë dakord për t’u takuar sërish.
Bashkë me të kanë qenë edhe nënkryetarët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Agim Veliu, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë brenda objektit të Kuvendit.