“Zëri”: Shqipëria të ndalojë martesat e vajzave shqiptare në Maqedoni e Serbi!

Lëvizja qytetare për ngritjen e vetëdijes kolektive “Zëri” në Strugë dhe rajonin jugperëndimor të Maqedonisë ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e saj rreth politikës nacionaliste të qeverisë së Maqedonisë për rritjen e natalitetit të popullit maqedonas me femra nga Shqipëria.

“Kryetari i një prej komunave të Manastirit haptas deklaroi organizimin dhe mbulimin e harxhimeve në mënyrë institucionale për ‘blerjen’ e nuseve nga Shqipëria për beqarët maqedonas. Shqiptarët ndjehen tejet të ofenduar dhe te indinjuar nga këto akte poshtëruese dhe denigruese për kombin tonë andaj kërkojmë nga shteti shqiptar të merr masa dhe te mos lejoj realizimin e këtyre projekteve jo humane dhe antikombëtare duke keqpërdorur rastet sociale të qytetarëve shqiptar”, thuhet në reagim, raporton Ina.

“Zëri” ka nënvizuar se si lëvizje qytetare të zhgënjyer nga subjektet politike shqiptare, të paafta për të frenuar këtë politikë ofenduese që ka për bazë fobinë shqiptare,ju drejtohen ministrit të jashtëm shqiptar, Edmond Panariti për të reaguar për trafikimet e tilla që realizohen nën petkun legal./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button