Osmani: Në mbledhjen e radhës do të diskutojmë për koalicionimet parazgjedhore

Në mbledhjen e radhës të kryesisë do të diskutojmë për koalicionet e mundshme parlamentare, potencoi zëvendëskryeministri Osmani sot në mbledhjen e kryesisë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Sot në Tetovë është mbajtur mbledhja e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ku është diskutuar rreth Kongresit të katërt zgjedhor.

Në pyetjen e gazetarit të Portalb.mk në lidhje me mundësitë e koalicionimit të Bashkimit Demokratik për Integrim me ndonjë nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Osmani theksoi se për këtë do të diskutojnë në mbledhjen e ardhshme të kryesisë.

“Nuk kemi diskutuar ende në lidhje me këtë temë, mbetet që në mbledhjen e ardhshme të kryesisë të partisë të hapim edhe temën e zgjedhjeve” tha Bujar Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button