Biznesmeni Bullgar që bleu Telekom Albania shiti kompaninë e tij Vivacom
Një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni Bullgar Spas Roussev, aksionari më i madh i Telekom Albania pas shitjes për 50 milionë euro, bleu Vivacom nga banka rue VTB për 330 milionë euro së bashku me një borxh prej 450 milionë eurosh, shkruan PcWorld.
Kompania Ballkanike e telekomunikacionit dhe medias United Group, në pronësi të firmës private BCPartners, tha ditën e enjte se ka rënë dakord që të blejë operatorin Bullgar të telekomunikacionit Vivacom.
United Group, Vivacom dhe BC Partners thanë në një deklaratë të përbashkët se marrëveshja do të finalizohet në tre mujorin e dytë të vitit të ardhshëm.
United Group është themeluar në 2000 dhe vitet e fundit është rritur nga një ofrues i TV kabllor në një kompani telekomunikacioni e cila zotëron kompani në Serbi si Serbia Broadband, në Malin e Zi, Bosnje dhe Slloveni kompanitë Telemach.