Pas Sandy-t, SHBA serish në rrezik nga një uragan tjetër!

Një stuhi tjetër mund të krijojë probleme në bregun lindor të SHBA-ve, pas uraganit Sandy. Kjo bëhet e ditur nga sinoptikët amerikan, të cilët kanë paralajmëruar se mund të ketë një stuhi tjetër me pasoja. 

Meteorologët theksojnë se deri tek stuhia e re ka edhe gjashtë ditë, për ate ato shkruajnë se është herët për të ngritur tensionet. Parashikimi mund të ndryshojë para se të fillojë stuhia, por gjithçka pritet të ndodhë. 

Qendra për parashikime nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik mbrëmë publikoi parashikimet mbi motin në një periudhë afagjate, duke lënë mundësinë për një stuhi uragan në Atlantikun Qendror dhe Anglinë e Re. Por, kjo stuhi nuk pritet të jetë sikur Sandy. 

Ndërkohë, stuhia shkatërruese Sandy, e cila këtë javë ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, ka marrë së paku 102 jetë njerëzish. Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në New York.

Sandy ka arritur të hënën në bregun lindor të SHBA-së nga rajoni i Karaibeve, ku ka lënë afro 70 persona të vrarë. Më së rëndi janë goditur New Yorku dhe New Jersey, ku dëmet materiale kanë kapur vlerën e dhjetëra miliardave dollarë.

Stuhia ka bërë që miliona njerëz të evakuohen dhe të mbesin pa energji elektrike. Ajo po ashtu ka përmbytur stacionet e metrosë dhe tunelet nëntokësore, ka anuluar mijëra fluturime, ka ndërprerë fushatën presidenciale e të tjera. 

Lajme të ngjashme

Back to top button