Mos lejoni kopjimin e letërnjoftimeve, do të gjobiten institucionet

Të gjitha institucionet të cilat do të kërkojnë kopje të letërnjoftimeve nga klientët do të dënohen.

Për shembull, nëse një operator mobil apo kablloik, bankë apo kompani, ku ju dërgoni dokumentet, ankesë apo kërkesë, nga ju kërkojnë të lini edhe kopje të letër njoftimit, atëherë do të dënohen, sepse me ndryshimet e reja të Ligjit për letërnjoftim i cili është në procedurë parlamentare kjo është e ndaluar.

Këto ndryshime kërkohen nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila ka zbuluar se pa nevojë mblidhen dhe ruhen kopje të letërnjoftimeve pa pasur bazë ligjore për të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button