DHP me sportele mobile tatimore

Drejtoria për të hyra publike – Tetovë sot përmes një konference për shtyp të mbajtur nga udhëheqësi Goce Vesellinovski deklaroi se nga dita e sotme nga kjo drejtori për qytetarët do të ofrojnë edhe një shërbim të ri ku drejtoria për të ardhura publike me tri furgona të cilët janë të pasur me të gjitha mjetet e nevojshme për një sportel të DHP-së, do të shkojnë në të gjitha komunat rurale ku kjo drejtori nuk ka ta hapur zyra me qëllim që të bëjnë trajnim.

Qëllimi i kësaj kampanje “Sportele mobile tatimore” është që të gjithë qytetarët të  kenë më afër zyrat e drejtorisë për të hyra publike me qëllim që t’i paguajnë tatimet e tyre dhe të mos enden nëpër vendet tjera. 

“Qytetarët pa pasur nevojë të largohen nga vendi i tyre i banimit, mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet tatimore dhe të marrin informacione nëpërmjet sporteleve të lëvizshme, si dhe t’i paraqesin të gjitha llojet e kthimit të taksave, kërkesat etj”, deklaroi Vesellinovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button