Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë shprehi kursimi

Shprehia e kursimit është tejet poztive, por kërkon kohë, mjete dhe disiplinë. Bankierët thonë se në Maqedoni në mënyrë të përgjithsuar mungon shprehia e kursimit.

Qytetarë të anketuar me mendime të ndara, disa kursejnë aq sa kanë mundësi, disa nuk e kanë atë shprehi.

‘Jo të them të drejtëm nuk kam shprehi të kursej para, sepse zakonisht çdo denar që më bie në dorë, kam dëshirë ta shfytëzoj të blej dicka që më nevojitet. Mendoj se është mirë të kursehet, por ja që nuk është shprehi e imja, por duhet të mendoj në këtë drejtim’ tha Laura Laçi.

‘Jo që skemi shprehi kursimi, por nuk kemi çfarë të kursejmë. Ne nuk mund tia dalim në skej një muaji me një rrogë që e marrim, e ku më të kursejmë’ tha Naser S, shitës nga Shkupi.

‘Po kam shprehi të kursimit, nuk di ndonjë shumë sa ka qenë që e kam kursyer. Mendoj se secili nga nje patjetër të ketë shprehi kursimi’ tha Agnes Saraçini, student.

‘Po kam shprehi të kursimit, sidomos kohën e fundit monedhat e hekurit i fus në shishe të plastikës. Për një muaj mund të shpenzoj diku 5000 denarë, vetëm për monedha e kam fjalën’ tha Dorart Aliu.

Por, Basri Latifi, ekonomist dhe drejtor i Halk Bank-ës, në Cair, thotë se tek qytetarët e vendin në përgjithsëi mungon shprehia e kursimit.

“Nuk ka shprehi kursimi as në Maqedoni e sidomos të shqiptarët. Dje ishte dita e kursimit, edhe pse bankat ofrojnë norma interesi të mira, mungon interesi. Maqedonasit më shumë kanë interes ose shprehi kursimi, kurse shqiptarët aspak edhe pse Fondi qendror depozitar i garanton depozitat, ata prap nuk kursejnë, nuk kanë shprehi. E dyta punojnë me ekonominë e hiret, nuk i paraqesin të ardhurat, kanë frike të paraqesin të ardhurat’ deklaron Latifi.

“Nuk kanë besim në banka edhe pse ka tendenca të përmirësimit të besimit tek bankat, por jo te shteti. Shuma të cilën e garanton Fondi qendror depozitar është 30 mijë euro për çdo person. Ka kampanja po si duket mosbesimi mund cdo kampanjë, arsyet janë të ndryshme, ende i kanë të kthjellëta aferat piramidale, edhe pse sistemi bankier prej asaj periudhe ka ndryshuar shumë’ thekson Latifi.

Ndryshe, dje 31 tetor, ishte Dita botërore e kursimit, e cila festohet si kujtim i Kongresit të parë ndërkombëtar të kursimoreve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit, si dhe për ringjalljen e luftës kundër shfrenimit. Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursimorë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button