Maqedonia sipas prosperitetit zë vendin e 75-të

Maqedonia gjendet në vendin e 75-të në listën e vendeve prosperuese prej gjithsej 142 në aq sa llogaritet indeksi i “Legatum institutit” për vitin 2012.

 Maqedonia fitoi rezultate më të mira për qasje në shëndetësi ku është në vendin e 51-të, siguria dhe të qenurit i sigurtë (69), por nga ana tjetër pozitë të palakueshme ka për kapitalin shoqëror i cili është në vendin e 106-të dhe ekonomia e cila është në vendin e 109-të. Liritë individuale në shtet rangohen në vendin e 90-të.

Nga rajoni, pozita më të mira kanë Bullgaria e 48-ta, Sllovenia 24, Greqia 49, Kroacia 50 dhe Mali i Zi në vendin e 57-të. Shtete të këqija për qytetarët e vet janë Serbia e cila gjendet në vendin e 79-të, Shqipëria në vendin e 92-të dhe Bosnja e Hercegovina e cila gjendet në vendin e 99-të.

Shtete më prosperuese janë Norvegjia, Danimarka dhe Suedia. Pas tyre janë Austria dhe Zelanda e Re. Mes dhjetë vendeve më të mira në listën janë edhe Kanadaja, Finlanda, Holanda, Zvicra dhe Irlanda. SHBA-të janë në vendin e 12, ndërsa pas tyre është Anglia në pozitën e 13-të.

Indeksi i prosperitetit llogaritet në bazë të rezultateve të tetë kategorive në mesin e të cilave janë fuqia ekonomike, arsimi dhe udhëheqja me vendin, dhe pasqyron gjendjen me pasurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button