Pensionet rriten, për vetëm 550 denarë

Rritje minimale të pensioneve parasheh Qeveria për fillimin e vitit 2013.

Qeveria e ka pranuar propozimin e pensionerve, dhe nga muaji shkurt të gjithë pensionistët e Maqedonisë do të marrin pension të rritur me rreth 550 denarë më shumë.

Siç ka njoftuar ministri për punë dhe politikë sociale Spiro Ristovski, pagesa e pensioneve me vendimin e rri do të startoj në muajin shkurt.

“Rritja do të bëhet në atë mënyrë që pagesa e pensioneve për muajin shkurt të vitit 2013 do të jetë për 5 për qind më e madhe, kështu që fitimi i përgjithshëm do të ndahet në numrin e tërësishëm të shfrytëzuesve të pensioneve. Me këtë masë të përfshihen pensionistët të cilët pensionin e parë të vitit 2013, respektivisht atë të janarit do të marrin në fillim të muajit shkurt’ tha Ristovski.

Mënyra e rritjes së pensioneve sipas Ristovskit do të ndihmoj rreth 180 mijë personave të cilët shfrytëzojnë këtë të drejtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button