Poposki dhe Arifi u takuan me deputetin britanik Robert Walter

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot u takua me deputetin britanik Robert Walter, anëtar i Grupit demokratik evropian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në komunikat të MPJ-së, thuhet se në takim Poposki i ka prezantuar arritjet  dhe avancimin e Republikës së Maqedonisë në sferat të cilat janë të rëndësisë primare për Këshillin e Evropës – sundimi i të drejtës, gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, implementimin e Marëveshjes së Ohrit si dhe për përmbushjen e obligimeve nga  procesi zgjedhor në pajtim me rekomandimet e ODIHR-it.

Ai gjithashtu deputetin britanik e ka njoftuar me marrdhëniet që ka Maqedonia me shtet fqinje.
Poposki theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë demonstron vullnetin politik dhe përkushtimin për rekomandimin e rezultateve  konkrete relevante për procesin eurointegrues. Në këtë kontekst, shprehu pritje se Këshilli i BE-së do të veprojë në pajtim me rekomandimet e Komisionit  dhe përfundimisht do të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

Gjatë takimit të zv/kryeministres Teuta Arifi me Walter, nga ana tjetër, u diskutua mbi gjendjen aktuale në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe administratës publike si dhe gjendjen e mediave.

Zëvendësministrja Arifi informoi të pranishmit se të gjitha këto çështje kanë qenë pjesë e aktiviteteve të realizuara në kuadër të Dialogut Aderues në Nivel të Lartë i cili u zhvillua me Unionin Evropian dhe se vendi ka zbatuar reforma thelbësore  të cilat janë shënuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë.

Në këtë kontekst Arifi theksoi marrëveshjen për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit dhe trajnimin e gjykatësve që merren me lëndët përkatëse, Raportin e miratuar qeveritar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe  progresit të arritur sa i përket zvogëlimit të lëndëve gjygjsore . Zëvendëskryeministrja Arifi poashtu njoftoi për aktivitetet e ndërmarra në administratën publike dhe reformat zgjedhore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button