Do të ketë ose jo zgjedhje parlamentare!?

Nuk është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Ky është komenti i ekspertëve të çështjeve politike, lidhur me thirrjen e liderit të opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski, që të ketë zgjedhje parlamentare në muajin mars bashkë me ato lokale.

“Kërkesat e opozitës kësaj rradhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme janë një kontraprodukt i asaj që e kërkonte pozita. Kur pozita ishte gati që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mars të vitit të ardhshëm së bashku me zgjedhjet lokale, atëherë kur filluan të merren vesh të gjithë së bashku, doli në shesh Bashkësia Evropiane konkretisht vetë Fyle i cili e sulmoi Maqedoninë se nuk ka kapacitet për zgjedhje të parakohshme dhe u bënë të shpeshtuara dhe kualititavisht nuk e ndrojnë jetën politike në Maqedoni. Që do të thotë se këta zgjedhje të parakohshme janë të pa mundura në Maqedoni, për arsye të njohura të qëndrimeve të BE-së, edhe pse partive politike në Maqedoni ajo u konvenon, posaqërisht ajo u konvenon pozitës VMRO dhe BDI të cilët edhe në këtë fazë e llogarisin veten por edhe janë favorit. Ndoshta ata nuk mund të fitojnë sa kanë pasur, por gjithësesi do të jenë fitues’ tha analisti Alajdin Demiri.

Profesorja universitare, Biljana Vankovska, thotë se kot që Cërvenkovski kërkon zgjedhje, kur çelësin për të vendosur e ka shumica parlamentare.

‘Kjo është hera e dytë që kur LSDM-ja dhe Cërvenkovsi kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë në pajtueshmëri me kushtetutën atë fuqi e ka shumica parlamentar, opozita gjithsesi se mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme por vendimi për lëshimin e parlamentit është në duar tjera. Nga ana tjetër opozita paralajmëronte se si kushte për zgjedhje të parakohshme kërkon ndryshime në kodin zgjedhor, pastrim të listave zgjidhore do me thënë ka disa para kushte’ tha Vankovska.

Sa i përket prishjes së koalicionit Thaçi-Cërvekovski, Alajdin Demiri dhe Biljana Vankovska, janë të mendimit se që në fillim kjo marrëveshje ishte joparimore.

‘LSDM dhe PDSH nuk janë të gatshme të ndihmojnë njëra tjetrën, për arsye se Struga dhe Kërçova bëhen ata dy koncepte që e prishin këtë marrëveshje. Canovski do të bëhet kryetar i Strugës edhe me votat e shqiptarëve por edhe me të maqedonasve por me kandidatur shqiptare. Që do të thotë se nëse PDSH-ja e kandidon Canovskin, ndërsa LSDM-ja e voton ai mund të bëhet kryetar, mirëpo këtu nuk ka kapacitet as PDSH-ja se del kundër partisë së vet, nuk ka kapacitet as LSDM-ja ta kandidojë ta votojë se është jo frytdhënëse. E njejta gjë do të ndodhë edhe në Kërçovë, ku koalicionet i kalojnë ato partiake por bëhen koalicione etnike, dhe del që kandidatin e VMRO ta votojë LSDM-ja dhe jo shqiptarët, e gjithë kjo dëshmon se këto koalicione janë shumë të dobëta, jo parimore dhe nuk kanë asnjë lloj perspektive’ u shpreh Demiri.

‘Në lidhje me prishjen e bashkëpunimit mes partive të opozitës PDSH dhe LSDM-së, nuk mendoj se ekziston ndonjë befasi e madhe sepse edhe ai bashkëpunim ishte thënë me gjysmë goje, do të thotë partnerët këtu nuk u gjetën në ndonjë platformë të përbashkët, kjo nuk ishte front serioz apo multietnik kundër qeverisë aktuale, kështu që kjo e ngadalëson punën dhe deri diku reagim katastrofal i LSDM-së në lidhje me interpelancën e Qeverisë’ thotë Vankovska./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button