Në kufirin me Bullgarinë, zbulohen rreth 9,5 kilogramë heroinë (FOTO)

Rreth 9,5 kilogramë heroinë dje janë konfirskuar në vendkalimin kufitar me Bullgarinë, Deve Bair. Bëhet fjalë për heroinë me pastërti të lartë, çmimi i së cilës në shitje me shumicë është rreth 300 mijë euro, ndërsa në shitje me pakicë deri në një milionë euro. Supozohet se kjo sasi është e barabartë me 20 mijë doza ditore.

Drejtori i Drejtorisë doganore, Vanço Kargov sot në konferencë për shtyp njoftoi se droga është gjetur në automjetin “Pasat Wolksvagen” me targa të Kosovës i drejtuar nga një shtetas kosovar me iniciale Q.A., i cili ka ardhur nga Turqia përmes Bullgarisë.

Droga është vendosur në pjesën e parme dhe të pasme të automjetit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit është përcaktuar se heroinën e ka furnizuar nga Turqia dhe është dashur ta bart deri në Kosovë.

Kundër të dyshuarit është ngritur padi penale për prodhim të pautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike. Ai është dorëzuar deri te Prokuroria publike. Drejtori Kargov njoftoi se dje në vendkalimin kufitar Bogorodicë është parandaluar përpjekje për futjen ilegale së çeqeve të huaja në shumë prej rreth 155 mijë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button