Shpallen edhe dy kodoshë, njëri shqiptar

Komisioni për Lustrim i publikoi dje emrat e dy ish funksionarëve të cilët të hënën u shpallën bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. 

Njëri prej tyre është Petre Nakovski (1937) ish ambasador në Poloni, ndërsa tjetri Hetem Ejup Ademi i lindur në vitin 1962, ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). 

ueb faqen e këtij institucioni emrat e tyre ishin shkruar në Regjistrin për persona për të cilët Komisioni ka vërtetuar se e plotësojnë kushtin me të cilin kufizohet ushtrimi i funksionit publik. 

Pos emrit të ish ambasadorit, janë publikuar edhe vendime dhe një dokument, nga i cili shihet se profesori i mëparshëm ka dhënë informacione për një person tjetër. 

Për ish sekretarin nuk janë publikuar dokumente, për shkak se është vlerësuar se me atë do të publikohen informacione të sigurisë.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button