Neofotistos: Duhet të zgjidhet kontesti i emrit

Kontesti i emrit duhet të zgjidhet, meqë është duke shkaktuar tensione në shoqërinë maqedonase, por pikëpyetje e madhe është nëse Qeveria greke tani mund t’i përkushtohet kësaj, deklaroi Vasiliki Neofotistos, profesoreshë e Universitetit Bafalo në SHBA, në ligjeratën e djeshme për Maqedoninë.

“Nuk e di nëse do të ketë zgjidhje të kontestit të emrit. Shpresoj se kjo do të zgjidhet, për shkak të faktit se moszgjidhja e emrit po shkakton pasiguri dhe tensione në Maqedoni, përfshi dhe ato në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kontesti po i keqëson raportet e tyre, për shkak të deklaratave të shqiptarëve se duan të jenë në Bashkimin Evropian pavarësisht emrit, ndërsa maqedonasit janë më pak të gatshëm rreth një kompromisi për emrin”, ka theksuar Neofotistos.

Profesoresha amerikane u përqëndrua në pikat lidhëse të qytetarëve në Maqedoni, të cilat i identifikoi në synimin e përbashkët drejt vlerave të Evropës Perëndimore, por edhe drejt shkollave të ndara etnikisht, dhe rastet e dhunës si vrasjet në Smillkovc dhe Gostivar.

Neofotistos vlerësoi se qytetarët e Maqedonisë arritën t’ia dalin mbanë vështirësive ekonomike dhe politike, dhe të gjejnë mënyrë për të vazhduar të zhvillohen. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button