Fyle: Negociatat mund të fillojnë, emri doemos të zgjidhet

Për herë të katër Komisioni Evropian rekomandoi fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Maqedonia nuk mund të pres përgjithmonë para dyerve të BE-së, tha evrokomisari Stefan Fyle duke paralajmëruar Raportin e progresit të Maqedonisë.

“Ne doemos duhet të tregojmë se perspektiva evropiane e vendit është reale. Fuqishëm besojmë se lëvizja e procesit në fazën tjetër do ta mbajë ritmin e reformave, do ta ulë rrezikun në disa procese dhe do t’i përforcojë marrëdhëniet ndëretnike. Thelbësore është që marrëdhëniet ndërfqinjësore të mbahen dhe merret vesh një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit nën patronazhë të KB-ve. Vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim do të ndihmojë në krijimin e kushteve për gjetjen e zgjidhjeve. Komisioni Evropian është i gatshëm të prezantojë kornizë e cila do ta merr parasysh nevojën e zgjidhjes së çështjes me emrin në fazën e hershme të procesit të aderimit, deklaroi Fyle para Parlamentit Evropian. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button