Komisioni Evropian prezanton raportin e progresit të Maqedonisë

Komisioni Evropian pritet sot për herë të katërt të propozojë datë për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Kjo, sipas paralajmërimeve joformale, do të jetë rekomandimi kyç që sot pasdite në pres-konferencën e caktuar do ta kumtojë komisari për Zgjerim Shtefan Fule, i cili do t’i prezantojë raportet e progresit të vendeve kandidate dhe kandidateve pottenciale.

Pas kësaj, raportin në Shkup para opinionit do ta prezantojë evroambasadori Aivo Orav, e më pas ai personalisht do t’ia dorëzojë presidentit Gjorgje Ivanov, kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Parlamentit, Trajko Velanovski.

Pritet që Komisioni Evropian të konstatojë progres në përmbushjen e kritereve politike, veçmas pas fillimit të dialogut aderues në nivel të lartë midis Shkupit dhe Brukselit.

Vendimi nëse Maqedonia do t’i illojë negociatat është në duar të Këshillit Evropian, i autorizuar për vendosjen sipas rekomandimeve të Komisionit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button