DV: Gjermania i bën presion Shkupit dhe Athinës për kompromis

Maqedonia arriti përparim të mirë dhe besoj se kjo do të reflektohet edhe me raportin për përparim të Komisionit Evropian, vlerëson në deklaratë për Dojçe Vele, Mihael Link, sekretar shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme.

Duke pasur parasysh ende çështjen e pazgjidhur me emrin, Link megjithatë, nuk është konkret se ky sinjal për Maqedoninë do të dërgohet pikërisht tani, por është decid se Gjermania i bën presion Shkupit dhe Athinës për arritjen e komporomisit, ndërsa tek Maqedonia shikon një partner të rëndësishëm i cili në të ardhmen do të jetë pjesë e BE-së.

BE-ja është e preokupuar me eurokrizën, por zgjerimi mbetet prioritet i cili duhet që të jetë konsekuent, thotë Mihael Link.

Njohësi i mirë i Ballkanit, profesori Hajn-Jirgen Akst, ndërkohë konsideron se Komsioni Evropian mund të japë sinjal dhe rekomandim për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë, por shtoi se është real dhe nuk beson se Këshilli Evropian do të japë impuls për zhvillimin e ri të situatës.

“Fillimisht, nuk do të nënvlerësoja mundësinë që KE-ja të propozojë të përcaktojë datë për negociatat inkuadruese, që do të jetë konfirmim se Komisioni, i cili nuk është kaq fuqishëm i përcaktuar nacionalisht, sheh se është arritur pjekuri për fillimin e negociatave inkuadruese. Kjo do të jetë shenjë pozitive se Komisioni dëshiron që ta çojë Maqedoninë në BE. Këshillin evropian gjithmonë e kanë karakterizuar interesat kombëtare, ndërsa kjo momentalisht janë ato të Greqisë, që janë të vështira  dhe në të cilat anëtarësia  kushtëzohet dhe nuk  lejohet. E dyta është që nuk ka gadishmëri të partnerëve evropianë  Greqisë t’i tregojnë se interpretimi i saj është i njëanshëm dhe i palejueshëm”, vlerëson profesor Hajnc-Jirgen Akst.

Ai konsideron se edhe më tej vlejnë perspektivat evropiane të premtuara në Selanik dhe nuk ka arsye për rishqyrtimin e tyre, por nga ana tjetër duhet realisht të thuhet se në një kohë të afërt nuk mund të konsiderohet zgjerimi i mëtejshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Arsyet për këtë sipas tij janë dy: Lodhja e Bashkimit Evropian e cituar shpesh herë  e cila është përforcuar me problemet nga kriza aktuale e eurozonës, por edhe reformat vëllimore jopërkatëse nga ato që priteshin e vendeve pretendente. Që të tejkalohet stagnimi i zgjerimit i cili të çon në situatë të pashpresë sipas profesorit Akst, është e nevojshme që për vendet e Ballkanit sërish të përcaktohen perspektiva afatmesme. /Mia

Lajme të ngjashme

Back to top button