RDK: Votuam kundër Gruevskit, mbrojtëm BDI-në

RDK i është përgjigjur pyetjes publike të BDI-së të parashtruar përmes një komunikatë për media.

“Rilindja Demokratike Kombëtare reagon kundër deklaratave “zbavitëse” të shërbimit për informin të BDI-së, të cilët turpin dhe mosguximin për tiu kundërvu Gruevskit, i cili nuk i dha as dorën liderit të tyre, tentojnë ta paraqesin si fitore.
Votuam kundër qeverisë sepse deshëm të ju mbrojmë juve nga nënçmimi i Gruevskit që juve komandantëve ju quajti të ASHTUQUAJTUR. Fatkeqësisht për vetëdijen e robit nuk ka ilaç, andaj juve ju pengon mbrojtja jonë dhe reagoni në këtë mënyrë” – thuhet në reagimin e RDK-së.

Në reagim RDK argumenton votimin kundër Qeverisë si votim kundër fjalimit të Gruevskit, zvogëlimit të flamurit, amnistisë jo të plotë, duke përmendur rastin e Ibrahim Sulejmanit dhe shton se nuk ka votuar kundër riemërimit të shkollave, por se ka propozuar një sërë ligje në sferën e arsimit, të cilat sipas tyre BDI nuk i ka votuar.

“Vazhdojmë ta kuptojmë mjerimin dhe mospasjen e argumenteve nga ana e “partisë së madhe” me zemër të vogël të deputetëve të cilët i duruan nënçmimet dhe poshtërimet që për 30 minuta Gruevski arriti të ju bën shqiptarëve, përderisa deputët besnik të BDI-së dëgjoshin me ëndje, dhe në fund me gishtin në dritën jeshile i vazhduan legjitimitetin kësaj Qeverie antishqiptare.
Deputetët e RDK-së nuk votuan kundër flamurit, por mbrojtën flamurin nga zvogëlimi që ju i bëtë, dhe nuk pranoi që 12 komuna shqiptare ku shqiptarët janë mbi 20%, si Kumanova dhe Kërçova të mbesin pa flamur kombëtar. RDK nuk ka votuar kundër emrit të shkollave, por ka propozuar një sërë ligjesh në sferën e arsimit të cilët pikërisht dora e deputetëve shqiptarë të BDI-së i ka votuar kundër.
Ne votuam për amnistinë e ish ushtarëve të UÇK-së, e cila nuk vlejti për Ibrahim Sulejmanin tashmë të vdekur në rrethana misterioze, për të cilat Ministri juaj i Drejtësisë dhe Avokati i Popullit heshtin” – thuhet në reagim.

Në fund, RDK pyet BDI-në se pse votoi pro nënçmimeve të Gruevskit?

Lajme të ngjashme

Back to top button