Sabri Hamiti nuk do të jetë më pjesë e LDK-së

Ish deputeti për disa legjislatura në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti, ka marrë vendim sot për të mos qenë më pjesë aktive e kësaj partie.

Ai e ka ndërprerë rrugëtimin e tij ndonëse sot është zgjedhur pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook, anëtari i LDK-së, Visar Berisha.

“Iu shpëtoi një akt i fisëm! Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues nuk pranoj të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK”, ka shkruar ai.

“Akt i nalt i një fisniku të Qarkut Kulturor të Prishtinës që e përmbylli burrnimin e vet në LDK”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button