Tetova pastrohet nga mbeturinat

Në kuadër të aksionit nacional “Maqedoni pa hedhurina 2012” që do të mbahet sot me 6 tetor, Komuna e Tetovës ka paralajmëruar aktivitete të shumta për të shënuar këtë ditë. 

Autoritetet komunale thonë se në kuadër të kësaj dite do të fillohet me grumbullimin e hedhurinave, aksion  që do të përfshijë disa lokacione në qytetin e Tetovës.

“Gjatë ditës së nesërme pritet që të behet grumbullimi i mbeturinave në Varrezat muslimane në Reçicë të Vogël, në Parkun në  “Ajduçko Maallo” , në terrenin ndihmës për futboll Stadiumi N.G etj” thuhet në komunikatën e lëshuar dje nga Komuna e Tetovës për aktivitetet e ditës së sotme.

Gjithashtu në aksion do të përfshihen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, ndërkoh që këto aksione sipas autoriteteve komunale kanë karakter edukativ, sidomos ai i grumbullimit të letrës së vjetër nga ana e nxënësve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button