Mbyllen të gjitha kalimet kufitare me Greqinë

Të gjitha kalimet kufitare për në Greqi, ai “Bogorodica”, “Star Dojran” si dhe kalimi kufitar “Mexhitlija”, duke filluar nga dita e sotme (27.09.2012) në orën 6.00, deri të shtunën do të jenë të bllokuara për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Policia doganore greke gojarisht i njoftoi kolegët në Maqedoni për grevën treditore.
“Në situatë të tillë, në kufi do të lëshohen vetëm rastet urgjente. MPB është në pritje që të vërtetohet greva dhe bllokimi i kalimeve kufitare edhe me shkrim “, thonë nga MPB-ja.

Kjo është greva e përgjithshme e tretë me radhë që nga fillimi i këtij viti, ndërsa greva e parë e madhe e cila do ta testojë vendosmërinë e qeverisë së re, e cila është në pushtet që nga qershori./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button