IHPQM: Të dënohen edhe vrasësi edhe ata që shkatërruan pronat e shqiptarëve

Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë shpreh indinjatën e thellë lidhur me ngjarjet e fundit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, që provokojnë marrëdhëniet ndëretnike, edhe ashtu të brishta, mes dy komuniteteve shumicë në vendin tonë.

Instituti konsideron se humbja e një jete të një të riu është akt që duhet dënuar sikurse edhe shkatërrimi i pronave të afaristëve shqiptarë nga ana e popullatës së organizuar të kësaj lagjeje.

“Pra, konsiderojmë se për të gjitha këto fjalën e fundit duhet ta kenë organet e rendit. Po ashtu e vlerësojmë lartë qetësinë dhe gjakftohtësinë e popullatës shqiptare kundrejt provokimeve të njëpasnjëshme, mbase ata dëshmuan se mund të kenë mirëkuptim për një humbje jete të një të riu, por në vetëdijen e tyre assesi s’e pranojnë reagimin e disa prej tyre jo-njerëzor duke shkatërruar gjithçka që është shqiptare në këtë lagje.” kumton IHPQM.

Instituti e pranon dhe e njeh Instrumentin protestë si mjet demokratike për të shprehur revoltën, por është kundër promovimit të dhunës përmes formës të aktruar të protestës.

“Ne konsiderojmë se rasti i ndodhur më parë dhe ngjarjet që pasuan nuk duhet shfrytëzuar si urrejtje kolektive ndaj një bashkësie etnike, prandaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, posaçërisht elitave të shumicës maqedonase që të ngritin zërin e tyre kundër çfarëdo lloj dhune që ushtrohet – qoftë psikike, sociale apo me shkatërrim të pronave, dhe njëherësh të promovojnë vlerën e vërtetë të kësaj shoqërie – diversitetin”kumton IHPQM.

Lajme të ngjashme

Back to top button