Banorët e Sarajit në ankth, ndihen si në kohë lufte

Turma e njerëzve që donin të çanin kordonin policor për të marshuar në fshatrat e komunës së Sarajit, ka shtuar frikën e banorëve që nga fare pranë mundin të dëgjonin thirrjet hakmarrëse dhe mllefin e një mase të revoltuar pas vrasjes së maturantit Angel.P.

Të rrallë janë ata që e njohin të riun nga Gërçeci, të dyshuarin për vrasje, por të rrallë janë edhe ata që mendonin se gjerat mund të shkonin kaq keq dhe për një akt kriminal kaq personal të paragjykohet një komunitet i pafajshëm.

Në fshatrat Saraj, Gëçrec, Kondovë, Sfillare dhe në fshatrat tjerë të komunës, shikimi i qytetarëve nuk largohet nga pjesa anësh urës.

Ekipi i Portalb viziotoi këto fshatra. Të gjithë kanë një preokupim, të evitohen lëvizjet e panevojshme për në brendi të qytetit.

Familjet druajnë që t’i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë, kryefamiljarët për nevojat e domosdoshme detyrohen të zgjedhin rrugët anësore më të largëta për të kryer punët.

Banorët e Komunës së Sarajit, rrëfejnë për pasigurinë e tyre dhe ankthin që sjellë kërcënimi i vazhdueshëm i banorëve të lagjes fqinje.

“Ndihemi si në kohë lufte, për një ngjarje që nuk duhej të kishe marrë përmasat e këtilla. Tani për tani unë dhe familja ime nuk do të lëvizim nga shtëpia deri sa të qetësohet situata”, thotë për Portalb një banor i fshatit Rashçe.

“Un jam i punësuar dhe për këto dy dit kam qëndruar te familjarët për shkak se nuk kam mundur assesi të mbërrij në shtëpi, nuk e di sa do zgjasë kjo situate por sigurisht se nuk mund të jetojmë si refugjat në vendin tonë”, tha për Portalb N.A nga fshatit Sfillare.

Droja e banorëve të komunës së Sarajit bënë që ata të përqendrohen më tepër në hyrjet e fshatrave.

“Më mirë është që të parandalojmë të keqen në fillim. Thirrjet e qytetarëve maqedonas, brohoritjet dhe sharjet e tyre dëgjoheshin deri në periferitë e fshatrave tona. Kjo na bëri që të grumbullohemi tek urra”, thotë për Portalb një banor i Sarajit.

Mbrëmë në fshatin e Sarajit shumica e qytetarëve kanë qëndruar pa gjumë deri në orët e hershme të mëngjesit duke ruajtur mos ju vjen ndonjë sulm hakmarrës i papritur.

“Te ura u grumbulluam rreth 300 persona, banorë të Sarajit dhe Këndovës, duam ti mbrojmë pronat tona. Tash jemi tërhequr se policia na premtoi se nuk do te shkel ndonjë maqedonas në Saraj, por ne sonte nuk do flemë gjumë do qëndrojmë deri ne mëngjes pranë shtëpive tona” thotë për Portalb, banor i Sarajit.

“Unë kam vendosur që këto dy ditë të mos shkoj në shkollë. Kemi frikë, asgjë s’është e sigurt, do presim te qetësohet situatë e pastaj të vazhdojmë për në shkollë!”, tha për Portalb T.A, nxënës i shkollës së Mesme.

Prania e policisë, krijon një ndenj sigurie për të parandaluar turmën e qytetarëve maqedonas që të realizojnë kërcënimet e tyre.

Qytetarët e komunës së Sarajit bëjnë thirrje edhe faktorit politik që të bëjë përpjekje për qetësimin e situatës. Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button