Çejku: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë jetimë

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku ka reaguar lidhur me trazirat në Shkup.

Ai ka kërkuar përgjegjësi të plotë nga autoritetet përkatëse për veprimet vandale të grupeve të caktuara maqedonase.

“Tensionet me skena dhune në Shkup që pasuan vdekjen e të riut maqedonas në rrethana që duhen hetuar, duhet të vihen nën kontrollin e menjëhershëm të shtetit për t’i lënë mundësi drejtësisë ta thotë fjalën e vet në institucione dhe jo në rrugë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Çejku.

Në fund, ai thotë se faktori politik shqiptar dhe ia maqedonas duhet të parandalojnë tensionet në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button