Mediat greke i kushtojnë vëmendje ngjarjeve në Shkup

Një pjesë e madhe e mediave greke kanë njoftuar për vrasjen e Angell Petkovskit (18) duke shkruar se një shqiptar i ri ka vrarë një maqedonas. 

“Kathimerini”, “Nefteboriki”, “To Vima”, “Real”, “Ta nea” etj, janë mediat greke që kaqnë raportuar për këtë ngjarje, duke e konsideruar se situata e krijuar në Shkup është “tensionuar deri në ekstrem”, ndërkaq “incidenti është mjaft serioz”.   

“Pasi e kanë mësuar lajmin për vrasjen e një djaloshi 18 vjeçar, qytetarët e Gjorçe Petrovit të revoltuar kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë filluar  të thyejnë gjithçka ka në rrugë”, ka shkruar “Kathimerini”, duke shtuar se këto incidente sipas të gjithë treguesve ka marrë edhe karakter ndëretnik.   

Gazeta “To Vima” shkruan se ngjarje të tilla me karakter ndëretnik shpeshherë ndodhin në Maqedoni dhe janë rezultat i “balancit të prishur ndërmjet shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare në vend”.

Lajme të ngjashme

Back to top button