Gostivar: Polici sërish nuk u paraqit në Gjyq

Vrasësi i dy të rinjëve në Gostivar, polici Jakim Trifunovski (39) as sot nuk u paraqit në Gjykatën e Gostivarit, konfirmon për Portalb avokati mbrojtës i familjeve të viktimave, Vullnet Paçuku.

“Për shkaqe të njejta, do të thotë përsëri nuk e sollën të akuzuarin në gjyaktë, dhe seanca dështoi” tha Paçuku.

Gjykata e Gostivarit nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës që rasti të trajtohet në ndonjë Gjykatë tjetër.

“Nuk u pranua kërkesa e avokatit mbrojtës, dhe kështu veproi edhe Gjykata, refuzoi kërkesën që edhe rasti të dërgohet në ndonjë gjykatë tjetër” informoi Paçuku.

Ndryshe i akuzuari, Jakim Trifunovski, pjestarë i policisë së Maqedonisë, me 28 shkurt në Gostivar me armë ka vrarë Imran Mehmedin (30) dhe Besnik Shehapin (26)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button