KE: Nuk do të përzihemi në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit

Komisioni Evropian nuk planifikon që të përzihet në problemin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për trashëgiminë kulturoro – historike dhe dëshiron që ato të zgjidhen në dialog të dyanshëm, ka deklaruar për Radion Nacionale te Bullgarisë, Petar Stano, zëdhënësi i komisarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, në komentin për marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit dhe konkretisht premiera para do kohe e  filmit “Pjesa e tretë”.

“Ne nuk do të komentojmë ndjenjat apo interpretime të asnjërës palë. Nëse ai film parashtron pyetje, nëse bëhet fjalë për tema të ndjeshme, nëse krijon probleme në marrëdhëniet midis dy shteteve, atëherë varet nga ata që të bisedojnë për ato dhe t’i tejkalojnë. Në këtë rast flasim për film që flet për ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore, rekomandohet që edhe historianët të zhvillojnë debat të thellë për të. Nuk është punë e KE-s; të gjykoj ose të tregojë se cilat interpretime janë të sakta, kurse cilat janë të gabuara. Nëse filmi vlerësohet nga kritika letrare, nga ekspertë dhe historianë si problematik, nëse krijon probleme midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, puna e parë që duhet të bëhet është që të dyja palët sëbashku të kërkojnë zgjidhje”, tha Stano.

Siç deklaroi zëdhënësi i Fylesë, nëse ekspertiza juridike tregon se filmi është problemtaik pala e prekur mund të marrë masa adekuate ligjore dhe atëherë KE-ja do të hyjë në rolin e rojës së marrëveshjeve evropiane.
Evrokomisari mbrëmë në deklaratën për Radion Evropa e Lirë theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore të një vendi kandidat për anëtarësim në BE kanë rëndësi të veçantë.
“Rruga drej BE–së kalon nëpër marrëdhëniet e mira fqinjësore. Nëse doni që të jeni pjesë e BE-së duhet të keni marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët”, theksoi Fyle në deklaratën për Radion Evropa e Lirë.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore ishin temë e bisedimeve edhe në takimin e Fylesë dhe kryeministrin Nikolla Gruevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button