Në Gjorçe Petrov qetë, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa

Në Gjorçe Petrov në mëngjes është qetë, ndërsa komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, pas protestave të dhunshme që filluan pas orës 17, në shenjë revolte për vrasjen e maturantit Angel Petkovski.

Pas protestave të cilat u organizuan përmes rrjeteve sociale, gjithsej 27 persona janë arrestuar.

Prej tyre 16 janë dërguar në stacionin policor në Kisella Vodë, ndërsa 11 në stacionin policor në Karposh dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tyre, do të parashtrohen kallëzime adekuate.

Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se protesta ka qenë e qetë. 

“Protesta ka qenë e qetë pa shkelje të rëndë të ligjit”, tha mbrëmë Kotevski.

Nga policia apelojnë deri te qytetarët që të mos u nënshtrohen provokimeve të ndryshme dhe të mos lejojnë të futen në incidente më të mëdha. 

Sipas policisë, në protestat të pranishëm kanë qenë kryesisht të rinj të moshës prej 15 deri 18 vjeçarë, anëtarë të tifo grupeve të ndryshme. Një pjesë e tyre kanë bartur fantome në kokë dhe shkopinj bejzbolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button