Edhe Saraji nuk ka gjumë sonte, mbrohen nga huliganët

Përpos banorëve të lagjes së Nerezit dhe atyre të fshatit Llokë të cilët shprehën shqetësimin e tyre nga sulmet e mundshme të protestuesve për www.portalb.mk kanë folur edhe ata të Sarajit.
LEXO: Panik te banorët shqiptar të Shkupit, burrat ruajnë vatanin

Burrat e këtij fshati qëndruan disa orë te ura e cila lidh fshatin Saraj me Shkupin. Hoxha i fshatit ka bërë apel të kthehen në shtëpi.
“Nuk ka nevojë të qëndrojmë më këtu. Duhet të kthehemi në shtëpi sepse situata është nën kontroll. Në emër të Zotit kthehuni në shtëpi. Nëse ka nevojë dalim sërish” tha ai.

Ata janë kthyer por thonë se do të ruajnë deri në mëngjes mos ju vjen ndonjë sulm hakmarrës i papritur.

“Te ura u grumbulluam rreth 300 persona, banorë të Sarajit dhe Kondovës, duam ti mbrojmë pronat tona. Tash jemi tërhequr se policia na premtoi se nuk do te shkel ndonjë maqedonas në Saraj por ne sonte nuk do flejmë gjumë do qëndrojmë deri ne mëngjes pranë shtëpive tona” thotë për Portalb, banor i Sarajit.

LEXO: Si u protestua sot në Shkup për vrasjen e maturantit 

Lajme të ngjashme

Back to top button