Shkupi u vandalizua sërish..(FOTO-VIDEO)

Sikurse dje, ashtu edhe sonte lagja Gjorçe Petrov në Shkup u vandalizua nga disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Angell Petrov.
Lexo: 
(VIDEO-FOTO) Natë e tensionuar në Shkup, trazira dhe djegie
Panik dhe frikë ka shkaktuar ky reaksion te banorët shqiptar në afërsi të kësaj lagje, të cilët dëshmuan për www.Portalb.mk se burrat dy net me rradhë ruajnë vatanin e tyre nga frika mos sulmohen si që u sulmuan shitoret e shqiptarëve në lagjen e Gjorçes.
Lexo: 

Për atë se si shkoi protesta lexoni më poshtë, Portalb ju sjell foto dhe video të bëra gjatë protestës.

Update-
Policia thotë se grupa e madhe e protestuesve është përmbysur. Protesta ka marrë fund.
Por në terren ka grupe të vogla të cilët sapo shkatërruan kazinon Senator duke nxjerrë aparatet e lojës në rrugë.
Policia njofton se ka arrestuar 27 persona që aktualisht 16 gjenden në stacion policor në Kisella Voda dhe 11 në Karposh.
Janë lënduar disa polic ndërsa sipas zëdhënësit të policisë, Ivo Kotevski protestat ishin “të qeta me disa dëme materiale”. Nuk ka të lënduar sipas policisë.

Update-
Në orët e mbrëmjes hyrja për në Shkup nga drejtimi i Tetovës, është e bllokuar tërësisht.Çdo dalje nga lagjja e Gjorçe Petrovit ka polici.

Protestohet sërish nga të rinjtë maqedonas të cilët kanë sulmuar policinë me gurrë dhe mjete tjera të forta. Ata bërtasin parula nacionaliste anti-shqiptare.
Në këtë ka reaguar policia me shok bomba dhe shkopinj. Policia është në prani të madhe, me qindra. Raportohet për një polic të lënduar.
Janë arrestuar dhjetëra protestues dhe ka dhjetëra të lënduar. Vetura të ambulancës ka në terren. Situata vazhdon të jetë e njëjtë disa orë.

Policia mundohet ta mbajë grupin e acaruar të të rinjve nën kontroll mos të kalojnë në lagjen e Nerezit ku ka shqiptarë. Gazetari i Portalb raporton se policia RREPTËSISHT ndalon xhirimin duke konfiskuar materialin nga gazetarët. 

Duke intervenuar dhe arrestuar policia.



Më herët, polcia ka mbrojtur me gardë urën e Sarajit, ku grupa e protestuesve ka tentuar të kalojë.

Bllokimi i rrugës është bërë që në hyrje të  Shkupit dhe deri të qarkorja ku është vendosur statuja e Gjorçe Petrovit. Pikërisht në këtë pjesë të kësaj lagjeje mbrëmë është ushtruar dhunë duke demoluar objektet në pronësi të shqiptarëve, pas vrasjes së maturantit Angel Petrovit.

Në mes të rrugës qëndron një patrullë policore me dy vetura, ndërsa përgjatë gjithë rrugës kryesore të Gjorçe Petrovit vërehen pzigauer policor dhe pjesëtarë të njësitit policor “Tigrat”.

Deri më tani nuk ka ndonjë sqarim nga ana e policisë, nëse kjo është marrë si masë preventive ndaj thirrjeve të vazhdueshme që nxisin urrejtje.

Lajme të ngjashme

Back to top button