Maturanti i vrarë përkujtohet nga shokët e klasës

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”në Tetovë sëbashku me profesorët e tyre,shokët e klasës, në Qendër të qytetit para Pallatit të Kulturës kanë nderuar shokun e tyre të gjeneratës dhe nxënësin e tyre Angel Petkovski i cili humbi jetën pas një zënke banale në Lagjen Gjorçe Petrov.Ndryshe Angel Petkovski ka qenë maturant në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.

Para fotografisë së tij janë vendosur lule dhe janë ndezur qirinj kurse bashkëmoshatarët e tij që kanë qenë në një klasë me Angelin nuk kanë përmbajtur dot lotët nga shkaku se vetëm para disa ditëve ata kanë kremtuar natën e maturës.

“Dje u shua jeta e maturantit tonë dhe çka të them është shumë rëndë të flitet diçka.Ngushëllim nuk kemi dhe mbetemi me shpresë se gjëra të këtilla nuk do të ndodhin në të ardhmen.Angeli ishte një nxënës shembullor dhe nga vetë emir i tij besoj se ka qenë engjëll – ka deklaruar kujdestarja e klasës Srebra Kocevska.

Bashkëmoshtaratë e Angelit lexuan edhe një mesazh të fundit për të ku u theksua se ndjehen krenarë që e kanë patur shok të gjeneratës.

“Me mijëra qirinj do të ndizen engjulli ynë,me mijëra lotë do të derdhen.Të gjithë ne jemi të pikëlluar.Jemi krenarë që të patëm shok ngushëllimi.Buzëqeshjen e fundit ua dhurove prindërve.Angel u prefsh në paqe dhe çdoherë do mbetesh në zemrat tona – ka deklaruar shoqja e klasës Aneta Jovanovska.

Ndryshe familja e Angel Petkovskit me prejardhje është nga Tetova përkatësisht nga fshati Leshkë ku më pastaj janë transferuar për të jetuar në Lagjen Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Back to top button