Grubi në Facebook: Policia të ndalojë dhunën ndaj banorëve të pafajshëm

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka reaguar në profilin e tij në Facebook, në lidhje me trazirat e mbrëmshme në Shkup, ku mbeti i vrarë një maturant maqedonas ndërsa u shkatërruan shitoret shqiptare nga mllefi i banorëve maqedonas të lagjes së Gjorçe Petrovit.
Edhe pse në qeveri, ai nuk ka reaguar zyrtarisht por vetëm në rrjetin social.

“Ashtu siç ka arrestuar të dyshuarin për krimin e sotëm ku humbi jetën një djalosh i pafajshëm, Policia duhet edhe të ndërhyjë për ta ndaluar dhunën ndaj pronës private dhe qytetarëve të pafajshëm si dhe të sjell para drejtësisë edhe ato kriminel që po shfrytëzojnë këtë rast për të nxitur urrejte ndëretnike dhe për ti tmerruar fqinjtë e tyre.” shkruan Grubi.

Megjithatë, asnjë reagim zyrtar nga partia e tij nuk është bërë, as nga VMRO e as nga opozita shqiptare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button