Biden: Kufijtë e Evropës nuk duhet të ndryshojnë

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, me të arritur në Rumani e ka siguruar këtë shtet dhe aleatët e tjerë të NATO-s, se do të kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tu përballur me krizën në Ukrainë.

Joe Biden, i cili sot ka arritur në Rumani, iu është drejtuar trupave amerikane dhe atyre rumune të cilët po zhvillonin sot një stërvitje të përbashkët ushtarake në një bazë, në afërsi të aeroportit të Bukureshtit.

Biden ka thënë se Rumania ka qenë një aleat i besueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe ka shtuar se “ju mund të mbështeteni tek ne”.

Biden ka shtuar se Amerika i ka borxh Rumanisë që ta ndihmoj atë, ngase sipas tij, disa rumunë kanë vdekur duke luftuar në Afganistan, si pjesë e forcave ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se shtetet anëtare të NATO-s, nuk janë vetëm.

Teksa ka folur për situatën në Ukrainë, Biden ka thënë se kufijtë e Evropës nuk duhet të ndryshojnë.

Biden, gjatë vizitës në Rumani do të realizoj takim me presidentin e atjeshëm Traian Bashesku, me zyrtarë të tjerë, por edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button