Galdini: Partitë shqiptare ti mbrojnë shqiptarët nga nacionalizmi i Gruevskit

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Arian Galdini ka komentuar situatën e fundit në Maqedoni dhe tensionet e mbrëmshme në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Galdini thotë se partitë shqiptare në Maqedoni duhet ti mbrojnë shqiptarët nga nacionalizmi i çartur i Gruevskit.

“Maqedonia sapo ka përjetuar procesin e saj zgjedhor në të cilin u rizgjodh President, Gjorge Ivanov e gjithashtu u rikonfirmua Kryeministër Nikolla Gruevski. Ky establishment politik prej disa vitesh ka përzgjedhur qe ta fitojë pushtetin dhe konsensusin e masava duke nxitur ndasite dhe urrejtjen ndëretnike. Rikonfirmimi i tyre politik ka si shprehi natyrale edhe degradimin e situatës në nivelin bazik, tek qytetarët. Urrejtarët gjejnë mbështetje dhe sukses politik tek pushteti politik i Nikolla Gruevskit. Nacionalizmi i çartur i Gruevskit, sikurisht që i ka edhe ushtarët e tij të rruges”, komenton për Portalb, Galdini.

Sipas Galdinit dhuna e herë pas here në Shkup, nuk e ka natyrën e saj urrejtjen ndëretnike, por politikën e urrejtjes që inkurajohet apo frymëzohet drejtpërdrejtë a tërthorrazi nga pushteti i Shkupit zyrtar.

“Dhuna e shpalosur herë pas here në Shkup sidomos por edhe në qytete të tjera, nuk ka në natyren e saj urrejtjen ndëretnike, por politikën e urrejtjes që inkurajohet apo frymëzohet drejtpërdrejtë a tërthorrazi nga pushteti i Shkupit zyrtar. Urrejtja ndëretnike është pasoja. Shkaku është politika e urrejtjes. Qytetarët shqiptarë jane etni shtetformues në Maqedoni e nuk duhet te lejojnë kurrësesi që kapacitetet demokratike, institucionale, politike por edhe jeta e cilesia e jetës së tyre të cenohen a rrezikohen nga politika idionacionaliste e Gruevskit. Kur janë shprehur politikisht me votë, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, sido që të kenë votuar, për këdo te kene votuar, kanë autorizuar partitp e tyre politike dhe lideret e këtyre partive, që te marin në dorë mbrojtjen dhe zgjërimin e të drejtave e interesave të qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Çdo parti politike, çdo lider politik që nuk e merr përsipër këtë rol apo që nuk e kupton këtë rol, behet vetvetiu i pafuqishëm për ta ndalur këtë furi dhune që jep here pas here simptoma të rrezikshme. Liderët politike duhet të kenë legjitimitet qe të dinë të ndërtojnë paqe. Paqja vjen jo nga shtypja e as nga marxhinalizimi apa manaxhimi i shqiptarëve të Maqedonisë. Paqja vjen nga zbatimi i plotë përmbajtësor i Marreveshjes së Ohrit, e madje edhe tejkalimi i kësaj marreveshjeje për të kërkuar aspiratën dhe standartet euro-atlantike të bashkejetesës ndëretnike brenda shtetit të Maqedonisë”.

“Qytetaret shqiptare duhet të vetëmbrohen. Por edhe politika e shqiptarëve të Maqedonisë, partite politike, lideret politike, duhet te marin përsipër të mbrojnë qytetarët e tyre. Rendja dhe gara e partive politike dhe liderëve politike të shqiptarëve të Maqedonisë, për të bashkëqeverisur me Gruevskin, është tradhëti ndaj paqes dhe interesave të shqiptarëve të Maqedonisë. Partite politike shqiptare dhe liderët politik shqiptar të Maqedonisë, duhet të rendin dhe bëjnë garë për të mbrojtur qytetarët shqiptarë. Me Gruevskin negociohet vetëm duke patur qytetarët shqiptarë të Maqedonisë si kryefjalën e çdo marreveshjeje. Jo politikanët shqiptar e as postet e politikaneve shqiptarë, por qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, duhet të jenë thelbi dhe forma e çdo marreveshjeje bashkeqeverisjeje me partine fituese VRMO – DPMNE”.

Arian Galdini ju bëri thirje gjithë polikanëve, akedemikëve dhe studentëve shqiptarë që të mbrojnë paqen në këto situtata dhe të mbrojnë interesat njëzëri.

“Thirrja ime për politkanët shqiptarë të Maqedonisë por edhe për shoqërinë civile të shqiptarëve të Maqedonisë, e sidomos për universitarët, akademikët dhe studentët shqiptarë në Maqedoni, është që në këto momente ta mbrojnë paqen duke mbrojtur interesat e tyre njëzëri, e te bashkuar. Perçarja do të mbjellë dhunë, e kushedi se ç’korrje sjell….“, përfundoi Arian Galdini, analist nga Shqipëria./ Portalb

LEXO: Galdini: Gruevski qesh me ju, merruni me të e jo me carin

LEXO: Galdini: Politikanët shqiptar të bashkohen për president shqiptar

Lajme të ngjashme

Back to top button